Mr. Chef ofron diçka për këdo, në çdo moment të ditës.

Nga mëngjesi tradicional, te dreka me eksperiencën self-service, darka à la carte si dhe ëmbëlsira dhe produkte artizanale të përgatitura çdo ditë me dashuri.

Të gjitha në një ambient modern dhe mikpritës, i krijuar për rehati dhe ngrohtësi.

Aromë shtëpie,
traditë shqiptare

Në Mr. Chef, çdo pjatë përgatitet me kujdes dhe përkushtim, duke respektuar shijet tradicionale dhe cilësinë e produkteve. Besojmë në ushqimin e freskët dhe në rëndësinë e çdo detaji në përgatitje.

Shije që mbeten,
traditë që vazhdon.

Çdo ditë në kuzhinën tonë përgatiten gatime të freskëta, duke kombinuar traditën shqiptare me një prezantim modern. Nga përzgjedhja e përbërësve deri te servimi, çdo hap bëhet me kujdes për të ofruar një eksperiencë të plotë.

 

Historia Jonë

Që nga 2023

Duke nisur si një koncept i krijuar me dashuri për shijen dhe mikpritjen, Mr. Chef është kthyer në një adresë të dashur për ata që kërkojnë ushqim cilësor dhe atmosferë të ngrohtë në Tiranë.

Shija jonë

Nga mëngjesi tradicional te dreka self-service, darka à la carte dhe produktet artizanale, menuja e Mr. Chef është ndërtuar për të ofruar diçka për këdo, në çdo moment të ditës.

3 pika në Tiranë

Mr. Chef ju pret në tre lokacione në Tiranë: dy pika në Kompleksin Delijorgji dhe një në Rrugën e Kavajës, te Garden Building Tirana, duke sjellë të njëjtën shije dhe cilësi në çdo adresë.