Për çdo moment të ditës
Mr. Chef ofron diçka për këdo, në çdo moment të ditës.
Nga mëngjesi tradicional, te dreka me eksperiencën self-service, darka à la carte si dhe ëmbëlsira dhe produkte artizanale të përgatitura çdo ditë me dashuri.
Zbulo të gjitha shijet që ofrojmë çdo ditë
Mr. Chef Catering
Shërbimi i catering nga Mr. Chef është konceptuar për të sjellë cilësi, korrektësi dhe shije autentike në çdo event. Nga organizimet familjare te aktivitetet korporative dhe eventet private, ekipi kujdeset për përgatitjen e menuve të kuruara me përbërës të freskët, receta të frymëzuara nga tradita shqiptare dhe një prezantim të denjë për çdo rast.
Me fleksibilitet në përshtatjen e porosive dhe përkushtim në çdo detaj, Mr. Chef ofron një eksperiencë catering që kombinon profesionalizmin me ngrohtësinë e kuzhinës së shtëpisë.